Telegrafi

Alli për lëndimin e Gomesit: Nuk mund ta shikoja, Son pas ndeshjes ishte i shkatërruar

Delle Alli ka zbuluar se Heung-Min Son ishte i shkatërruar pas lëndimit të rëndë që i shkaktoi Andre Gomesit.

Evertoni dhe Tottenham Hotspuri u ndanë në paqe, pasi ndeshja përfundoi 1-1, mirëpo lëndimi i mesfushorit ishte shokues.

Son bëri ndërhyrje të rrezikshme ndaj ish-anëtarit të Barcelonës, duke ia thyer këmbën, por Alli ka zbuluar se koreani është i shkatërruar.

Lexo po ashtu Trajneri i Evertonit për lëndimin e rëndë të Gomes: Duhet të presim, gjendja aktuale është e keqe

“Son është i shkatërruar dhe në lot. Nuk është faji i tij. Son është njëri ndër person më të mirë që mund të takoni. Ai nuk mund ta ngritë as kokën, ai po qan shumë”, ka thënë mesfushori anglez për bashkëlojtarin e tij.

Evertoni ka bërë të ditur se gjendja e lojtarit është e rëndë, pasi ka thyer këmbën, mirëpo duhet të presin raportet mjekësore për një lajm më të detajuar. /Telegrafi/