Telegrafi

Allegri: Më vjen keq që Caldara u largua, ka të ardhme të madhe

Marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit, për Gonzalo Higuainin dhe Mattia Caldaran është arritur.

Në anën tjetër do të shkojë Leonardo Bonucci.

Nga shkëmbimi Juventusi do të fitojë edhe 54 milionë (18 për huazimin e Higuain dhe 36 për shitjen përfundimtare).

Mattia Caldara në ndeshjen me Juventusin (Getty Images)

Nga SHBA-të ka folur trajneri Massimiliano Allegri, i cili u ndje keq që 24 vjeçari po largohet.

“Më vjen keq ta shoh që po largohet”.

Lexo po ashtu Higuain arrin në Milano, pritet nga shumë tifozë: Më ka bindur Leonardo

“Ai është një profesionist dhe i ri, shumë i mirë, por jam i sigurt se ai do të ketë një të ardhme shumë të mirë”.

Kingsley Coman në duel me Mattia Caldaran (Getty Images)

“Fatkeqësisht në treg duhet të bëjmë disa zgjedhje dhe kjo është ajo që ndodhi”, ka thënë Allegri.

Allegri ka folur edhe për ndeshjen që e zhvilluan ndaj yjeve të MLS-së, duke i vlerësuar disa lojtarë.  /Telegrafi/