Site icon Telegrafi

Allegri: Valencia e fortë, fitore e arritur me mençuri

TURIN, ITALY - NOVEMBER 24: Head coach of Juventus Massimiliano Allegri look on during the Serie A match between Juventus and SPAL at Allianz Stadium on November 24, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Max Allegri ka thënë se lojtarët e Juventusit duhet të jepnin maksimumin që të fitonin 1-0 ndaj Valencias.

Një gol i Mario Mandzukic në fillimin e pjesës së dytë i dha fitoren dhe kualifikimin në 16 më të mirat të Evropës, Zonjës së Vjetër.

“Valencia dëshmoi se janë në formë të mirë, kanë mbrojtjen më të mirë në La Liga dhe nuk është e lehtë për të shënuar kundër tyre”.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ata sulmuan me katër dhe u mbrojtën me gjashtë, kështu që ne luftuam për të gjetur hapësira”.

“Ne ishim më të organizuar dhe agresiv në pjesën e dytë. Alex Sandro ndjeu dhimbje dhe ishte më mirë të zëvendësohej në pjesën e dytë”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Valencia, shkëlqen Mandzukic

“Ne duhet të kemi qenë më të mprehtë për ta shënuar për golin e dytë”.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Krahasuar me skuadrat e tjera spanjolle, Valencia është shumë e zgjuar taktikisht dhe ju lejon shumë pak shanse. Atletico Madrid janë më fizik në mbrojtjen, ndërsa Valencia janë më taktike në mënyrën se si bllokojnë të gjitha hapësirat”.

“Ekipi është rritur. Të luash së bashku çdo ditë përmirësohesh. Cristiano na jep shumë më tepër siguri. Sot ishim të mirë duke luajtur me kokën:, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version