Telegrafi

Allegri për punën e trajnerit të Unitedit: Nuk di mjaftueshëm anglisht

Massimiliano Allegri ka refuzuar në formë shakaje Manchester Unitedin, duke thënë se nuk di mjaftushëm anglisht për të marr punën në ekipin anglez.

Ish- trajneri i Juventusit ka provuar të derdhë ujë të ftohtë në raportet që ai mund të ishte në linjë për t’u bërë menaxheri i radhës i Unitedit.

Me Djajtë e Kuq që po përjetojnë njërin nga fillimet më të këqija të sezonit në Ligën Premier, presioni po fillon të rritet në Ole Gunnar Solskjaer me emrin e Allegrit që po lidhet si një zëvendësim i mundshëm.

Lexo po ashtu Allegri afër marrëveshjes me Unitedin

Italiani, i cili aktualisht është pa punë pas largimit nga Juve, pretendon se aftësitë e tij në anglisht nuk janë akoma të mjaftueshme për të pranuar punën në Old Trafford.

Allegri (Foto: Juventus/Twitter)

“Unë nuk flas ende mjaftueshëm anglisht, por po mësoj”, ka thënë Allegri në formë shakaje për Przeglad Sportowy.

Me punën e trajnerit të Unitedit është lidhur edhe Mauricio Pochettino i Tottenahmit. /Telegrafi/