Telegrafi

Allegri: Nuk shkoj te PSG, por kthehem në shtator

Massimiliano Allegri ka thënë se do të kthehet në shtator, duke mohuar çdo kontakt me gjigantët francezë të Paris Saint-Germain.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit ka qenë i lidhur me një mori klubesh evropiane së fundmi me kampionët francez.

Ai e zbuloi se udhëtimet e tij në Francë kanë qenë për biznes personal, e jo për të marrë një rol te PSG.

“Nuk ka asgjë me PSG, do të ishte një mungesë respekti për të tjerët që të vija këtu për të biseduar me Leonardon”.

“Unë jam në Paris, një qytet i mrekullueshëm, për të paraqitur librin tim dhe veçanërisht anekdotat e mia, përvojat e mia”.

“Ende nuk di asgjë për të ardhmen time”, ka thënë ai.

“Në shtator duhet të kthehem. “Nëse mësohem të bëj pushime, nuk do të punoj më. Kjo është arsyeja pse unë duhet të studioj”.

“Unë studioj [anglisht] për kulturën time personale, sepse kur shkoj jashtë vendit, nuk mund të komunikoj”, ka thënë ai. /Telegrafi/