Telegrafi

Allegri: Nuk po mendoj për Bayernin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, insiston se ekipi i tij nuk po mendon për Bayern Munichun.

Bianconerët takohen të mërkurën e ardhshme me Bayernin, por së pari duhet që të përballen me Sassuolon.

“Ne nuk po mendojmë për Bayernin. Nesër kemi një ndeshje me rëndësi që duhet ta fitojmë”.

“Sassuolo është në luftë për pozitat që dërgojnë në Evropë dhe ka mposhtur ekipet e mëdha. Do të jetë ndeshje e vështirë”.

“Chiellini nuk luan ndaj Sassuolos, por ndoshta ndaj Bayernit. Duam të fitojmë Scudetton e pestë radhazi, sepse kështu do të shkruanim historinë e për këtë na duhet fitorja ndaj Sassuolos”, theksoi Allegri. /Telegrafi/