Telegrafi

Allegri: Nuk luajtëm keq ndaj Romës

Milani ishte duke pësuar 4-0 nga Roma, para se të shënonte dy gola që zbutën pak deklasimin e pësuar në Olimpico. Por, është Allegri ai që sheh gjëra pozitive nga disfata.

“Ne definitivisht duhet të përmirësojmë mbrojtjen në ndërprerjet, përderisa ishim edhe tejet te paorganizuar në sulm”.

“Pas pushimit kam tentuar që ta kthej ekipin në lojë, ndërsa pranuam edhe gol tjetër, teksa portieri i Romës bëri disa intervenime bravoroze. Mendoj se Roma ka prej ekipeve më të mira në tabelë dhe jam i kënaqur që jemi afër në tabelë. Ka gjëra pozitive që mund t’i tërheqim nga kjo performancë”, ka potencuar Allegri. /Telegrafi/