Telegrafi

Allegri: Nuk kemi çfarë të humbasim

 “Jam i sigurtë se do të kemi një pjesë të dytë të mirë të sezonit. Ne jemi prapa në tabelë dhe nuk kemi asgjë për të humbur”.

“Do të jetë fundamentale që ne të mposhtim Sienën kur të rifillojë kampionati dhe duhet të kemi 30 pikë në gjysmë të sezonit”.

“Ne e dimë se nuk mund të ngritemi në maje për një muaj dhe ne e dimë këtë, por kemi disa ndeshje të rëndësishme deri në shkurt që duhet t’i fitojmë”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/