Telegrafi

Allegri: Nuk ishte penalti

Milani shënoi në sekondën e fundit të takimit nga pika e bardhë me anë të Balotellit, nje penalti kjo që ka ngritur polemika të shumta dhe është vet Allegri ai që pranon se rënia e El Shaarawyt nuk është dashur të jetë penalti.

“Ishim me fat në vendimin e gjyqtarit. Unë jam shumë i sinqert në vlerësime. Lojtari i Udineses së pari preku topin më pas u rrëzua El Shaarawy. Sigurisht kjo nuk ishte penalti dhe na vjen keq pasi Udinese bëri lojë shumë të mirë”.

“Balotelli e tregoi formën e tij të vërtetë dhe shpresoj se ai do të vazhdojë kështu edhe në javët e ardhshme”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/