Telegrafi

Allegri: Milani, në tre vendet e para sezonin e ardhshëm

“A mund ta fitojë Milani Scudetton? Sigurisht, Milani do të jetë i suksesshëm. Objektivi ynë është top-treshja. Struktura këtu është e shkëlqyer dhe përshtypja ime e parë nga këtu është e mirë”, theksoi Allegri.

Nga ana tjetër Adirano Galliani u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të qetë, pasi që siç thotë ai, Milani tashmë ka një skuadër shumë të mirë. /Telegrafi/