Telegrafi

Allegri: Merituam më shumë

Milani kaloi i pari në avantazh me anë të Stephan El Shaarawy, por rezultati u përmbys nga Biankonerët pas golit të barazimit të Sebastian Giovincos dhe golit të shënuar nga Mirko Vucinic në vazhdimet e ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe në golin e dytë me bëmë një gabim në mbrojtje që lejoi kundërsulmin. Sido që të jetë, jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës pasi ne kishim disa shanse për të barazuar pas golit të Vucinic”.

“Është për të ardhur keq për rezultatin, veçanërisht me pritjen e fundit të Marco Storarit. Ne mund të përmirësohemi, por merituam më shumë nga kjo ndeshje”, ka thënë Allegri për Rai. /Telegrafi/