Telegrafi

Allegri lëvdon Balotellin

“Jam i lumtur me lojtarët e mi dhe të mos harrojmë që Balotelli është vetëm 22 vjeçar. Kjo ishte hera e parë që ai luajti kundër ish-ekipit të tij, ekipit në të cilin ai është rritur si lojtar”.

“Është normale që ai ishte pak nën presion për këtë ndeshje. Ai bëri mirë që nuk reagoi ndaj provokimeve në fushë’.

“Jam i lumtur me paraqitjen e tij, por pak i dëshpëruar sepse ka mundur të shënonte por nuk e bëri”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/