Telegrafi

Allegri kërkon Kupën e Italisë me Milanin

Rossonerët sonte do të përballen me Regginan në kërkim të një vendi për në çerekfinale të Kupës dhe 45-vjeçari thotë se skuadra e tij synon ta fitojë këtë garë.

“Për ne është e rëndësishme të shkojmë sa më larg që mundemi në Kupën e Italisë. Në rundet e para askush nuk kujdeset aq shumë. Por nëse e fitoni, emri juaj mbetet në analet e historisë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/