Telegrafi

Allegri i ngazëllyer që do të punojë me Ronaldinhon dhe Paton

Allegri ishte i njohur për futbollin e tij atraktiv në Cagliari dhe synon të nxjerrë më të mirën nga dy yjet brazilianë, edhe pse Ronaldinho dhe Pato që të dy ishin lënë jashtë Kupës së Botës.

“Ne kemi nevojë të fillojmë përsëri me entuziazëm dhe motivim të freskët. Dyshoj se ka lojtarë në Milan, të cilët vetëm japin minimumin sa për t’u larguar”.

“Ronaldinho është një lojtar fantastik dhe klubi nuk do ta shesë atë. Së bashku ne do të gjejmë motivim të ri, që nuk është i përfaqësuar nga ëndrra e tij për Kupën e Botës. Ai mund të luajë kudo me atë kualitet, në krah ose prapa sulmuesve. Sa i takon Pato, pres që ai të piqet mirë këtë vit”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/