Telegrafi

Allegri: Duhet t’i konkretizojmë rastet

“Duhet të shënojmë gola kur kemi mundësi, sepse nuk mund të presim që ta kemi lojën në dorë për 90 minuta. Duhet t’i konkretizojmë më mirë rastet”.

“Kur ndeshja është në dorën tonë, ne duhet ta përfundojmë atë. Posedimi i topit është krucial kur e keni kontrollin e ndeshjes, por ne e humbëm topin shumë herë sonte”.

“Sidoqoftë, unë nuk jam i inatosur. Unë ua urova djelmoshave. Jam i kënaqur me punën e ekipit, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Allegri pas takimit të mbrëmshëm. /Telegrafi/