Massimiliano Allegri është shumë afër që të bëhet trajner i Paris Saint-Germain.
Ish-strategu i Juventusit ka kohë që lidhet me një kalim në Parkun e Princave, mirëpo italiani kishte vendosur të pauzonte.
Sipas L’Equipes, bordi i PSG-s nuk ka besim më në Thomas Tuchel dhe duan ta largojnë atë me të përfunduar ky edicion.
Allegri shihet si favorit për t’u ulur në stolin e tyre, derisa edhe Jose Mourinhos ishte konkurrent.
Portugezi vendosi të kalonte te Tottenham Hotspuri, duke i lënë mundësinë italianit që t’i prijë garës.
PSG e dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve dhe nuk mendojnë se në këtë sezon do të marrin trofeun në duar edhe pse kaluan në çerekfinale. /Telegrafi/