Telegrafi

Allardyce shpreson të transferojë Salgadon

“Ne nuk kemi fonde për të harxhuar më shumë para, siç na është thënë nga drejtori. Paratë të gjitha janë harxhuar andaj duhet të mbështetemi në ekipin që kemi”, ka thënë Allardyce.

“Do të doja ta shtoj Michel Salgadon këtu. Mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm me kualitete të klasit botëror. Do të ishte i vetmi që do të dëshiroja dhe jo më të tjerë. Ai nuk erdhi për prova, ai erdhi vetë për test dhe është gjithçka ok”.

“Tash mbetet vetëm aspekti financiar, që shpresoj të shkojë në rregull në fillim të javës së ardhshme”, ka shtuar anglezi.