Ylli i Manchester Unitedit dhe kapiteni i ‘Tre Luanëve’ ka luajtur në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Sllovakisë, larg nga zona e kundërshtarit, por shefi i tij është i lumtur për të që bredh gjithë fushën.
Trajneri i Anglisë, Sam Allardyce ka insistuar se ai nuk do të ndal Wayne Rooneyn në rënie të thellë dhe se ai ka luajtur kudo që donte kundër Sllovakisë.
Kapiteni i ‘Tre Luanëve’ luajti në një rol në mesfushë në fitoren 1-0, me Harry Kane i mbetur vetëm për të udhëhequr sulmin për pjesën më të madhe të ndeshjes.
“Sot, Rooney, luajti kudo që ai donte të ishte. Ai ishte i shkëlqyer. Kontrolloi lojën dhe mesfushën, ashtu sikurse Dier”, tha Allardyce për ITV, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk mund të ndal Waynen, nëse ai vendos për të shkuar pak më thellë. Është një pozicion për lojtarët dhe kemi fituar”, përfundoi trajneri i Anglisë. /Telegrafi/