Telegrafi

Allan pranë kalimit te PSG

Allan (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Paris Saint-Germaini është në faza të avancuara të bisedimeve me Napolin për transferimin e mesfushori Allan – raporton AS.

28-vjeçari kushton rreth 50 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar kishte debutuar edhe me përfaqësuesen e Brazilit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Ndërkaq, PSG dëshiron të arrijë marrëveshje për transferimin e tij, para se të udhëtojë drejt përfaqësueses për ndeshjet e Copa America që zhvillohen në muajin e kaluar.

Allan (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Thomas Tuchel kishte shprehur interesim për lojtarin që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo asokohe vendosi ta transferonte Leandro Paredesin nga Zenit St Petersburgu.

Megjithatë, kampioni francez dëshiron më shumë përforcime në mesfushë për sezonin e ardhshëm, pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/