Telegrafi

Allan Nyom u dëgjua duke i bërtitur Ansu Fatit: Je 18 vjeç dhe po simulon në këtë mënyrë

(Foto: Screenshot/Movistar/Twitter)

Allan Nyom ishte një nga protagonistët në ndeshjen ndërmjet Getafes dhe Barcelonës, të cilën e fitoi skuadra madrilene.

Jaime Mata e shënoi golin e vetëm në atë takim nga pika e bardhë në minutën e 56-të të sfidës.

Dhjetë minuta më pas, Ansu Fati u rrëzua në zonë duke kërkuar penallti pas goditjes që mori brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

Mbrojtësi i krahut i Getafes, Allan Nyom, vrapoi drejt lojtarit të ri të Barcës që ankohej i shtrirë dhe priste vendimin e gjyqtarit.

Lexo po ashtu Getafe e befason Barcelonën, e mposht një javë para El Clasicos

“18 vjeç dhe po simulon ashtu? 18 vjeç?”, është dëgjuar duke bërtitur Nyom teksa imazhet janë kapur nga Movistar LaLiga.

Gjyqtari i ndeshjes nuk akordoi penallti, ndërsa vendimi i tij nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, si edhe nga pjesëtarët e Blaugranëve. /Telegrafi/