Allan Nyom ishte një nga protagonistët në ndeshjen ndërmjet Getafes dhe Barcelonës, të cilën e fitoi skuadra madrilene.
Jaime Mata e shënoi golin e vetëm në atë takim nga pika e bardhë në minutën e 56-të të sfidës.
Dhjetë minuta më pas, Ansu Fati u rrëzua në zonë duke kërkuar penallti pas goditjes që mori brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit.
https://twitter.com/aga_barry/status/1317584388239097856
Mbrojtësi i krahut i Getafes, Allan Nyom, vrapoi drejt lojtarit të ri të Barcës që ankohej i shtrirë dhe priste vendimin e gjyqtarit.
“18 vjeç dhe po simulon ashtu? 18 vjeç?”, është dëgjuar duke bërtitur Nyom teksa imazhet janë kapur nga Movistar LaLiga.
Gjyqtari i ndeshjes nuk akordoi penallti, ndërsa vendimi i tij nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, si edhe nga pjesëtarët e Blaugranëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/Mesqu1supporter/status/1317749284201287680