Një grup pune pesëanëtarësh në Ministrinë e Kulturës po analizon projektin “Shkupi 2014” dhe do t’i qaset në faza dhe me prioritete. Për disa përmendore dhe objekte që janë më të kontestueshme dhe për të cilat ka reagim edhe nga opinioni, tashmë ka propozime fillestare se si të zgjidhen, por do t’i shqyrtojë dhe për to do të vendos qeveria, tha ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në lidhje me përmendoret nga projekti “Shkupi 2014”.
Allagjozovski tha se për propozimet do të bisedojë edhe me kryeministrin Zoran Zaev, pasi që të dy të kthehet nga vizitat e tyre zyrtare në Kinë, respektivisht SHBA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri tha se nuk do të zbulojë informacione për propozimet e grupit punues, derisa vendimi për to nuk është përfundimtar.
Ai theksoi se “Shkupi 2014” është projekt i ndërlikuar dhe kompleks dhe në këtë kuptim grupi punues e përpunon analizën dhe sipas nevojës angazhon persona kompetentë për aspekte të caktuara të sigurisë ose për aspekte financiare./Telegrafi/