Kryetari i Komisionit për Kulturë i LSDM-së, Robert Allagjozovski në konferencën për shtyp të mbajtur sot tha se në vend të figurave të rëndësishme të revolucionit maqedonas, në muzeun e OBRM-PDUKM-së ndodhe figura historike kontroverze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Lufta maqedonase festohet me porta të paguara si “Porta Triunfale” në qendër të Shkupit e cila solli 6 250 000 euro, ose si muzeu i OBRM-së që kushton 17 milion euro para populli”, deklaroi Allagjozovski.
Sipas tij, historia e OBRM-PDUKM-së nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e Goce Dellçevit dhe OBRM-në Historike. Më 11 dhjetor ai tha se do të vijë qeveri e përgjegjshme që do t’i vazhdojë idealet e Goce Dellçevit dhe Organizatës Nacional Çlirimtare./Telegrafi/