Site icon Telegrafi

Allagjozovski: Ministria e Kulturës dëshiron të shkatërrojë materialet arkivore

Kryetari i Komisionit për Kulturë nga rradhët e LSDM-së, Robert Allagjozovski, sot akuzoi Ministrinë e Kulturës se dëshiron të shkatërrojë materialet arkivore. Duke prezentuar dokumente, Allagjozovski tha se para gjashtë ditëve, në të gjitha njësitë në Ministrinë e Kulturës është dërguar dokument në të cilin kërkohet të bëhen lista dhe evidenca, mes tjerash edhe për shkatërrimin e materialit arkivor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në prag të bërjes së Qeverisë së re, ky inicim i procedurës së shkatërrimit të materialeve arkivore, i bën të arsyeshëm dyshimet që me ne i ndanë të punësuarit e ndershëm nga sfera e kulturës, se qëllimi i paligjshëm është të shkatërrohen dokumente të vlefshme që dëshmojnë për punën e parregullt dhe të paligjshme në Ministrinë e Kulturës”, tha Allagjozovski.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje të punësuarëve në administratë të mos lejojnë të bëhen të tërhequr në aktivitete të paligjshme për të cilat pason përgjegjësia./Telegrafi/

Exit mobile version