Telegrafi

Allagjozovski: Kushdo që të jetë ministër i Kulturës, reformat do të vazhdojnë

Ministri në largim i Kulturës, Robert Allagjozovski, ka folur për ndryshimet që do të bëhet në këtë dikaster pasi Afrim Gashi pranoi që të jetë pjesë e Qeverisë së Zaevit dhe do të udhëheq pikërisht me Ministrinë e Kulturës.

Allagjozovski sot para gazetarëve tha se pa dallim kush do të jetë ministër i ardhshëm, agjenda reformuese do të vazhdojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pa dallim se kush do të jetë ministër i ardhshëm, do të jetë politikë e vazhdueshme, ekziston agjendë reformuese ne qeveri, e cila është miratuar në mënyrë koncezuale, strategjia nacionale është sjellë me ekipin e përgjithshëm kulturor, sektorin e pavarur, sektorin institucional, kështu që ne nuk do të lejojmë që periudha e ardhshme të bëj ngadalësim ose ndërprerje të reformave”, tha Allagjozovski./Telegrafi/