Site icon Telegrafi

Allagjozovski: Kançeska-Milevska të tërhiqet nga shkatërrimi i objektit “Skupi”

Robert Allagjozovski, kryetar i Komisionit për kulturë në LSDM, sot në një konferencë për shtyp kërkoi që ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska të dorëhiqet nga shkattërimi i objektit gjigand Skupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një numër i madh i objekteve nga trashëgimia kulturore në Maqedoni nuk janë vendosur në programin vjetor nga Kançeska-Milevska. Ndërsa objekti Skupi është vendosur që të shkatërrohet autenticiteti i tij. Jemi këtu për të treguar se u vërtetuan paralajmërimet tona, se po përgatitet masakër joligjore mbi objektin”, deklaroi Allagjozovski.

Ai gjithashtu tha se qëllimi për ta prishur objektin Skupi dhe në vend të tij të ndërtohet teatër është vepër penale e lidhur me dëmin dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, për të cilën sipas tij, duhet të mbahet përgjegjësi./Telegrafi/

Exit mobile version