Telegrafi

Alkooli zvogëlon vëllimin e trurit

Sipas disa hulumtimeve të reja, është gjetur se sa më shumë njerëzit të pinë, aq më i ulët është vëllimi i trurit të tyre. Ata kanë ekzaminuar pamje të trurit të rreth 1839 njerëzve të moshës mes 24 dhe 88 vjet, të ndarë në disa grupe të radhitur nga konsumues deri në pirës të rëndë, të cilët kanë konsumuar nga 14 pije alkoolike për çdo javë.

Studimet kanë gjetur se njerëzit të cilën kanë marrë më shumë se 14 pije në javë, kanë pasur një ulje prej 1.6% në raport të vëllimit të trurit ndaj madhësisë së kafkës, krahasuar me njerëzit që nuk kanë pirë.

Megjithatë, alkooli ka efekte të dobishme në reduktimin e rasteve me sëmundje kardiovaskulare, tek njerëzit që konsumojnë sasi të pakta deri në mesatare të alkoolit./Telegrafi/