Dr. Orledia Bare, MD
kardiologe
Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit mund të rrisë nivelin e disa yndyrave në gjak (triglicerideve). Ai gjithashtu, mund të çojë drejt rritjes së presionit të gjakut, insuficiencës kardiake (pamjaftueshmërisë së punës së zemrës) dhe marrjes së kalorive në sasi më të madhe. Konsumimi i shumë kalorive mund të çojë drejt obezitetit dhe rrit rrezikun për shfaqjen e diabetit të sheqerit. Pirjet me tepri të alkoolit mund të çojnë drejt. Aksidenteve cerebrale (hemorragji cerebrale, iskemi cerebrale). Probleme të tjera serioze që mund të shkaktojë alkooli janë: sindroma alkoolike fetale, kardiomiopatia alkoolike, aritmia kardiake dhe vdekja e papritur.
Çfarë rekomandon Shoqata Amerikane e Kardiologjisë mbi konsumimin e alkoolit?
Nëse pini alkool, mos e teproni! Kjo do të thotë 1-2 pije për burrat dhe 1 pije për gratë. Por, merrni në konsideratë edhe përqindjen e alkoolit në pije. Sasi të mëdha të alkoolit rrisin rrezikun për alkoolizëm, hipertension arterial, obezitet, aksidente vaskulare cerebrale, kancer të gjirit, vetëvrasje dhe aksidente. Gjithashtu, është e pamundur të parashikohet sjellja e atyre personave, tek të cilët alkooli mund të shkaktojë probleme. Për shkak të këtyre faktorëve të rrezikut, Shoqata Amerikane e Kardiologjisë rekomandon të mos fillohet alkooli. … për ata persona që nuk e pinë atë. Konsultohuni me mjekun tuaj mbi dobitë dhe rreziqet e konsumimit të alkoolit në mënyrë të moderuar (mbi mesataren).
A ekzistojnë përfitime të rëndësishme nga pirja e verës apo e pijeve të tjera alkoolike!
Disa studime janë bërë për të parë dobinë e përdorimit të verës apo pijeve të tjera alkoolike, duke përfshirë rolin e antioksidantëve, rritjen e HDL kolesterolit (i miri) si dhe vetitë anti-agreguese (mosmpiksja e gjakut). Por, studimet klinike me antioksidantë, si vitamina E, nuk kanë treguar ndonjë rol të madh kardioprotektiv: gjithashtu antioksidantët mund të përfitohen nga frutat, perimet e sidomos qitrot e kuqe. Efekti më i mirë i njohur i alkoolit është rritja e lehtë e HDL-kolesterolit, megjithatë aktiviteti fizik është një tjetër mënyrë për rritjen e tij. Alkooli ose disa substanca, si resveratroli të gjetura në pijet alkoolike, parandalojnë mpiksjen e gjakut (precipitimin e trombociteve), pra ulin formimin e koagulave duke reduktuar kështu rrezikun për atak kardiak ose cerebral (Aspirina mund të reduktojë këtë rrezik me po të njëjtën mënyrë). Për të reduktuar rrezikun kardiovaskular, Shoqata Amerikane e Kardiologjisë rekomandon konsultat me mjekun. Në këtë mënyrë mund të ulet niveli i kolesterolit në gjak, presioni i gjakut, arrihet kontrolli ndaj peshës trupore, si dhe aktivitet fizik i mjaftueshëm dhe ndjekja e një diete të shëndetshme. Nuk ekziston asnjë provë shkencore se, pijet alkoolike mund të zëvendësojnë të gjitha masat konvencionale.
A është i dëmshëm konsumimi i pijeve alkoolike gjatë shtatzënisë?
Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike. Alkooli mund të dëmtojë seriozisht beben, dhe mund të jetë shkak për defekte kongjenitale tek të porsalindurit.
Çfarë dihet rreth alkoolit dhe aspirinës?
Administrata e Barnave dhe e Ushqimeve paralajmëron njerëzit se, ata që marrin rregullisht aspirinë, nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike. Të sëmurët kardiakë nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike, ata duhet të përdorin aspirinë nëse doktori e rekomandon. Pacientët nuk duhet të ndërpresin aspirinën, pa bërë konsultën me mjekun e tyre.
/Telegrafi/