Site icon Telegrafi

Alkooli ua ha zemrën heshturazi

Alkoolistët janë në maje të listës së personave me rrezik të shtuar nga sëmundjet kardiologjike, madje edhe pasi të kanë ndërprerë pirjen, si rezultat i pasojave që alkooli i lë në sistemin e tyre nervor, ka deklaruar profesori, Karl-Juergen Baer, nga Fakulteti i Mjekësisë “Jeni” në Gjermani.

Problemet kardiologjike shpesh nuk zhduken as pas procesit së heqjes dorë nga alkooli. Sa më i madh të jetë dëmtimi i sistemit nervor, që më së shpeshti është i pakthyeshëm, aq më i madh është rreziku nga manifestimi i simptomave fizike, të njohura si kllapia alkoolike.

Kllapinë mund të shkaktojë konsumim shumëvjeçar i alkoolit e cila, në mënyrë graduale, dëmton sistemin nervor parasimpatik, për shkak të së cilës pamundësohet funksioni normal i zemrës, për pasojë vjen edhe deri te aritmia e saj.

Exit mobile version