Telegrafi

Alkooli në shtatzëni zvogëlon IQ-në e fëmijës?

Rezultatet e hulumtimeve të mëhershme për konsumimin e alkoolit gjatë shtatzënisë janë mjaft të pakompletuara. Disa rezultate kanë sugjeruar që konsumimi i moderuar i alkoolit nuk mund ta dëmtojë fëmijën, derisa disa kanë sugjeruar krejt të kundërtën.

Për ta hulumtuar edhe njëherë këtë tematikë, shkencëtarët nga Universiteti Oxford kanë testuar IQ-në (koeficientin e inteligjencës) te 400 fëmijë, transmeton Koha.net. Po ashtu kanë përcjellë frekuencën e konsumimit të alkoolit gjatë shtatzënisë së nënave të tyre.

Fëmijët e nënave, të cila kanë konsumuar alkool gatë shtatzënisë, kanë pasur rezultate më të dobëta të testit të inteligjencës.

Efekti i alkoolit gjatë shtatzënisë

• Kur femrat shtatzënë konsumojnë alkool ai depërton në gjakun e saj, dhe këtë edhe në gjakun e fëmijës;
• Mëlçia e fëmijës nuk është e zhvilluar dhe nuk mund të shpërbëjë alkoolin siç mundet mëlçia e të rriturve;
• Bebja i nënshtrohet dukshëm më gjatë efektit të alkoolit në krahasim me nënën;
• Kur foshnja e palindur vazhdimisht i është e ekspozuar alkoolit, mund të vjen deri te zhvillimi i sindromës alkoolike të fetusit (dëmtimi i sistemit qendror nervor, ndryshimet fizike, dëmtimet gjatë rritjes).

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën PLOS One, këshillojnë femrat shtatzëna që në tërësi të shmangin alkoolin, pse të rrezikojnë fare?

Gjatë shtatzënisë femrat nuk shqetësohen më vetëm për shëndetin e tyre, por edhe për shëndetin e fëmijës së vet. Edhe pse hulumtimi ka nevojë të vazhdohet, sepse shkencëtarët nuk kanë marrë parasysh edhe predispozitat gjenetike, shmangia e plotë e alkoolit gjatë shtatzënisë me siguri nuk do t’i bëjë keq fëmijës, ndërsa femrave shtatzënë do t’ua shkurtojë kënaqësinë, pa të cilën edhe ashtu munden. /Telegrafi/