Alkooli në rrjetin shitës do të jetë i kapshëm për blerje pa kufizim. Me ndryshimet ligjore hiqet kufizimi kohor për blerje të alkoolit në dyqane, e cila ishte vendosur para dhjetë viteve.
Nisma është e bashkësisë së biznesit, ndërsa ka marrë mbështetje edhe nga Qeveria dhe duhet ta kalojë filtrin e fundit – Kuvendin.
Qytetarët reagojnë pozitivisht në ndryshimet e propozuara dhe shitjen e lirë të alkoolit pa kufizim kohor.
Qeveria në javën e parë të majit paralajmëroi ndryshime të Ligjit për tregti, të cilat së shpejti duhet të hyjnë në procedurë kuvendore.
Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se mund të konstatohet se kufizimi i shitjes së pijeve alkoolike ka ndikim të vogël në uljen e importit të alkoolit dhe në zvogëlimin e konsumit të tyre.
Statistikat tregojnë që harxhimet për alkool në Maqedoni arrijnë 2.970.766 denarë./Telegrafi/