Site icon Telegrafi

Alkooli kështu e ka katandisur futbollistin e famshëm britanik (Foto)

“The Sun” e ka fiksuar ish-mesfushorin në gjendje të rëndë, me plagë në fytyrë dhe kraharor për shkak të një rënieje të keqe nga një taksi.

Dëshmitarët e përshkruan Paul Gascoigne, si një njeri që nuk rrinte të mbahej në këmbë, ndërsa u rrëzua duke mbajtur në dorë një shishe pijesh alkoolike.

Fqinjët e ish-futbollistit të alarmuar thirrën policinë, e cila pasi mori dëshmitë, nuk e ndaloi protagonistin, por regjistroi çështjen në gjykatë.

I njohur me pseudonimin Gazza, ish-mesfushori i Anglisë ka luajtur për shumë ekipe të njohura, mes të cilëve Tottenhem, Lazio dhe Glasgow Rangers.

Pas vdekjes se yllit te Ajax-it dhe Holandes, Johan Cruyff fans-at e tij ende te shumte, i frikësohen një fundi tragjike edhe për ish idhullin miliona britanikëve. /Telegrafi/

Exit mobile version