Të enjten u mbajt ceremonia e hapjes së panairit të dytë te verës në kuadër të “Open Balkan”, ku morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ajo që ra në sy nga kjo ceremoni ishte se të tria palët ishin ulur bashkë në një restorant dhe po këndonin derisa shijonin gotat me verë, transmeton Telegrafi.
Videoja ishte shpërndarë nga një llogari në rrjetin social Instagram.
Panairi i dytë i verës, ushqimit dhe turizmit “Wine Vision of the Open Balkans” u hap zyrtarisht të enjten në Beograd. /Telegrafi/