Site icon Telegrafi

Alkooli dhe proshuta, mund të shkaktojnë kancer të stomakut

Të pish alkool, të hash mish të përpunuar dhe të jesh me mbipeshë është lidhur fuqishëm me kancerin e stomakut për herë të parë.

Një studim i ri nga ‘World Cancer Research Fund’ gjeti një rrezik të rritur nga kanceri i stomakut tek njerëzit të cilët pinë tri ose më shumë pije alkoolike në ditë.

Të hash rreth 50 g mish të përpunuar në ditë, u gjet se ka lidhje gjithashtu me kancerin e stomakut, përderisa obeziteti gjithashtu rriste rrezikun, transmeton Gazeta Express. Por, të hani fruta agrume ekspertët thonë se ulet rreziku nga ky kancer.

Kanceri i stomakut është kanceri i pestë më i zakonshëm në botë, me 900,000 raste të reja që u diagnostikuan më 2012, thuhet sipas ‘WCRF’.

Rreth 80% e njerëzve diagnostikohen me kancer kur kanceri të jetë shpërndarë në gjithë trupin.

Doktorët thonë se meshkujt kanë dy herë më shumë gjasa që të zhvillojnë këtë lloj kanceri, sesa femrat – dhe se ky kancer është më i zakonshëm tek të rriturit. /Telegrafi/

Exit mobile version