Site icon Telegrafi

Alkooli dhe kanceri i pankreasit

Vetëm dy apo tri gota të pijeve alkoolike në ditë mjaftojnë për ta shtuar rrezikun për zhvillimin e kancerit të pankreasit, njofton “Ivanhoe”.

Hulumtuesit nga qendra e kërkimeve për kancer “Lombardi”, kanë pohuar këtë konkludim, pasi kanë analizuar 14 studime të mëdha në lidhje me konsumimin e alkoolit dhe paraqitjen e kancerit të pankreasit.

Në të gjitha studimet ishin përfshirë më shumës 860.000 njerëz, 2.200 prej të cilëve kishin qenë të diagnostikuar me kancer të pankreasit.

Rezultatet kanë treguar se meshkujt të cilët pinë më shumë se dy gota pije alkoolike në ditë, dhe femrat të cilat pinë më shumë se një gotë, janë të rrezikuar për 22% për t’u sëmurë nga kanceri i pankreasit.

(Për nevojat e studimit një gotë pije alkoolike është konsideruar 300 ml birrë, 120 ml verë apo 5 ml raki).

Exit mobile version