Telegrafi

Alkooli dhe eshtrat

Në studim janë përfshirë 1.200 meshkuj dhe 1.500 femra: meshkujt kishin qenë të prirë të pinë birra, ndërsa femrat verë.

Kështu, në krahasim me personat të cilët nuk pinë alkool, meshkujt të cilët pinë nga një ose dy birra në ditë, kishin dendësi më të madhe minerale të eshtrave (3.4-4.5%), ndërsa femrat të cilat çdo ditë pinë nga dy gota verë kishin dendësi më të lartë minerale të eshtrave për 5-8.3%.

Rezultate e botuara në revistën “The American Journal of Clinical Nutrition” nuk kishin qenë pozitive te personat të cilit kishin tejkaluar kufirin ‘mestar’ të pirjes së alkoolit.

Ndërkohë, efekti pozitiv i pijeve alkoolike supozohet se vjen nga përbërësit e tyre: p.sh. silici nga birra, ndërsa ende nuk dihen përbërësit pozitivë të verës të cilët i shërbejnë shëndetit të eshtrave.