Telegrafi

Alkooli dëshmohet si shkaktar i rrezikshëm i kancerit

Hulumtuesit kanë zbuluar se përbërësi thelbësor i alkoolit, etanoli, mund të shkaktojë kancerin e fytit, mëlçisë, gjinjve dhe zorrëve.

Kur alkooli futet në organizëm, bëhet substancë kimike e ngjashme me formaledehidin. Kjo substancë mund të shkaktojë dëmtimin e ADN-së, si edhe të ndikojë negativisht në organe të caktuara.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë arritur të dëshmojnë se alkooli vetvetiu shkakton kancer. Rreziku më i madh u kanoset njerëzve në Azinë Lindore, pasi që 30 për qind e tyre nuk mund ta shndërrojnë alkoolin në acetat të parrezikshëm.

Ky studim është realizuar në laboratorë, prandaj nevojiten studime shtesë te kafshët dhe te njerëzit. /Telegrafi/