Telegrafi

Alkool, xhoint dhe femra: Usain Bolt po shijon jetën pas pensionimit (Foto)

Usain Bolt është pensionuar nga atletika dhe kjo ka bërë që të shijojë disa prej momenteve që ishte i privuar sa ishte pjesë e botës së sportit.

Legjenda Jamaican e “sprintit” është fotografuar duke shijuar jetën e natës në plazhet fantastike të Afrikës së Jugut.

Festimet zgjatën deri rreth orës 23:00, ku Bolti argëtohej me miqtë në plazhet private të hotelit The Table Bay.

Ai ishte i rrethuar me shumë femra dhe miq, ku dukej qartë se po argëtohej deri në maksimum.

Ish-atleti mbante në dorë një armë me shampanjë që kushton rreth 400 euro ndërsa tymos edhe xhoint.

Xhamajkiani gjatë muajit mars të këtij viti do të fillojë stërvitjet për një aventurë të re prej futbollisti te Borussia Dortmund.

Ndryshe, 31-vjeçari gjatë karrierës ka fituar tetë medalje të arta olimpike ndërsa mban rekordin në 100 metra dhe 200 sosh. /Telegrafi/