Për shumëkënd një shishe shampanjë ka një kosto të lartë, por për fëmijët e pasanikëve kjo është vetëm një imtësi, duke marrë parasysh se shpenzojnë mijëra euro në veshmbathje, vetura të shtrenjta e vila luksoze.
Së fundmi në llogarinë “Fëmijët e pasur të Zvicrës” në Instagram, janë duke qarkulluar fotografi të ndryshme të rinjve nga Zvicra të cilët pozojnë pranë vetura luksoze, siç janë Lamborghini e Ferrari, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu kanë postuar imazhe me orë të shtrenjta që prodhohen po në këtë vend, ku shumë prej tyre në dorë i kanë ato lloj orë që kushtojnë deri në 60 mijë euro, por nuk mungojnë as çantat nga markat e njohura si Chanel, Gucci e Prada.
Por pushimet e këtyre fëmijëve të pasanikëve nuk do të kishin kuptim, po të mos udhëtonin me aeroplanë e helikopterë privat në vendet e tyre të preferuara, ku shërbehen shampanja të shtrenjta e pije tjera alkoolike.
Dhe natyrisht në mesin e këtyre fotografive nuk mungojnë as ato me veshje provokative nëpër vila luksoze. Më poshtë ju sjellim fotogalerinë që do t’iu lë gojëhapur. /Telegrafi/