Nëse shikoni profilet e tyre në Instagram, nuk do të ishte çudi nëse do të mendonit që “Fëmijët e pasur të Teheranit” jetojnë në Beverly Hills.
Sidoqoftë, adoleshentët e pasur të kryeqytetit të Iranit, postojnë në llogaritë e tyre fotografi nga pishinat private, duke konsumuar alkool nëpër ndeja të ndryshme që organizohen në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Por llogaritë e tyre kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, se si është e mundur të zhvillohet një jetë e tillë luksoze në Republikën Islamike të Iranit, që ka rregulla strikte.
Faqja “Fëmijët e pasur të Teheranit” ka mbi 114 mijë ndjekës, ku postohen fotografi të luksit që bëjnë këtë fëmijë të pasanikëve.
Në fotografi shihen vajza të bukura të veshura me bikini duke pozuar pranë pishinave private, derisa ekzistojnë tjera ku shihen me gota të mbushura me alkool dhe vetura të shtrenjta të parkuara pranë vilave multi-milionëshe. /Telegrafi/