Telegrafi

Alkool, cigare e lakuriqësi: Imazhe bizare të dasmave që ju bëjnë të qeshni (Foto)

Martesa konsiderohet si dita më e veçantë për secilën femër, e cila që nga fëmijëria ëndërron që një ditë ta gjej mashkullin e ëndrrave të saj me të cilin një ditë do të krijonte familjes.

Por, një fotogaleri e postuar më poshtë tregon se jo të gjitha femrat i duan gjërat e zakonshme, dhe bëjnë të pamundurën që të bien në sy dhe të duken më “trendy” tek miqtë e tyre, transmeton Telegrafi.

Në disa imazhe ato kanë bërë disa gjëra që shumica prej femrave as që do të kishin guxim t’i bëjnë, kjo ndoshta për faktin se e dinë që do të jenë temë tallje nga të afërmit.

Disa prej tyre kanë pranuar që të ulen në buldozer të veshura me fustan të bardhë të nusërisë, ku karshi tyre është edhe dhëndri i cili duket i lumtur që kanë bërë një veprim të tillë.

Por nuk mungojnë as fotografitë ku nuset kanë pozuar me shishe të alkoolit në dore dhe cigare, derisa kanë mbathur çizme pune. /Telegrafi/