Sot është transmetuar episodi i gjashtë i dokumentarëve kushtuar Kosovës, të realizuara nga gazetari Goran Milliq për Al Jazeera Balkans.
Në këtë episod Milliq bisedon me drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, në ndërtesën me 10 mijë metra katrorë.
Në këtë pjesë flitet edhe për sportin e Kosovës dhe anëtarësimin në asociacionet ndërkombëtare. Ndërkaq, protagonistë janë Majlinda Kelmendi dhe Fadil Vokrri, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, rëndësi i kushtohet kreatores së modës dhe brendit “Prince Coffee House” që ka arritur në New York.
Për më shumë, shikojeni dokumentarin. /Telegrafi/