Data 10 shtator po afron!
Ndërkohë që pak e nga pak detajet e dasmës po dalin në dritë, Marina udhëtoi drejt Italisë ku u takua me Alketa Vejsiun.
Dy biondet bukuroshe të ekranit janë atje për fustanin e mrekullueshëm që Marina do të veshë.
Alketa ka publikuar një fotografi në “Instagram” ku më tej shkruan:“Një fustan përrallor është dizenjuar dhe po prodhohet në atelier”.
Me shumë gjasa është i moderatores simpatike e cila ka udhëtuar drejt Italisë për të nalizuar përgatitjet e fundit.
Mëndafshi është copa e zgjedhur dhe me këtë që po na shohin sytë, Marina Vjollca do të jetë një nuse përrallore.