Telegrafi

Alketa vjen me “Pikë”

Shkrimtarja, gazetarja dhe publicistja Alketa Gashi Fazliu ka publikuar librin e radhës!

“Pikë” është libër me poezi në të cilin dashuria në të gjitha versionet e saj e mbërthen autoren e cila shkruan zhveshur dhe pa komplekse për drithërimat e shpirtit!

Studiuesit e letërsisë e kanë vlerësuar librin e Alketës një krijimtari të pastër letrare që buron nga thellësia e zemrës dhe që u përket të gjithëve! – përcjell Telegrafi.

“Nuk është e thjesht që në këtë botë të gjesh një grua që i parakalon mendimet dhe përjetimet e saj fare të zhveshura në sytë e botës dhe nuk ka frikë të gaboj e të vuaj kostot shpirtërore të gabimit. Nuk është e thjesht në këtë botë të gjesh një nënë që nuk harron se është edhe femër dhe me kuriozitet foshnjërak ecën drejt shtegut të pa qëndrueshëm të dashurisë. Zhytet në llucën që shkaktojnë shirat e lotëve dhe gricet në degët gjëmbake të zilisë së botës miope, por nuk ndalet. Nuk ndalet edhe kur shoqëruesi e braktis. Nuk ndalet edhe kur duket se çdo rrethanë punon kundër saj. Ajo buzëqesh edhe kur bota ka ndezur zjarret poshtë këmbëve të saj.
Ajo është e fortë.

Alketa e librit është gruaja e ditëve të sotme!
Është qenie që nuk e meriton dot një mashkull i kohëve të sotme. Nuk e lartëson dot sa duhet zemrën një mashkull i sotëm që të mund ta vlerëson drejt fatin për ta njohur!
Ajo është poete në një botë të mekurish.”

“Pikë” ka gjithsej 100 poezi!

Kujtojmë se Alketa është autore e një numër librash me tematika të ndryshme në poezi dhe prozë! Ajo është përkthyer në anglisht dhe frëngjisht!

Ajo është përkthyer nga shtëpi prestigjioze botuese në Francë e Amerikë! /Telegrafi/