Telegrafi

Alketa Vejsiu tregon se kur mund të jetë prezente në televizionet ndërkombëtare

Një ditë më parë, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu vendosi që të niste një intervistë në rrjetin social Instagram.

Ajo u tha ndjekësve të saj në “Instagram” se të gjithë mund t’i bënin pyetje në komente dhe se do t’u kthente përgjigje të gjithëve.

Pyetjet ishin të shumta, por mes tyre bie në sy ai i shkruar nga balerina e famshme Klaudia Pepa. Kjo e fundit pyeti Alketën se kur do të bëhet pjesë e një televizioni ndërkombëtar.

Gjithashtu ajo tregoi se sa shumë e ndiqte Alketën në televizion.

“Që e vogël lexoja gjithmonë intervistat e tua, më frymëzonin! Merrja shembull nga ty! Ndonjëherë kopjoja ndonjë frazë. Edhe sot ndaj të njëjtin mendim, vlerësim dhe dashuri për ty. Pyetja ime është: Edhe sa do të presim të të shohim në një TV ndërkombëtar?”, u shpreh Klaudia.

“Të dua! Mbase kjo do të ndodhë kur ti të kesh bërë një eksperiencë të vërtetë si prezantuese në Itali dhe unë të kem mësuar pak hapa koreografike nga zhdërvjelltësia çudibërëse si balerinë. Të përqafoj”, iu përgjigj Alketa.

Ndërsa balerina e mbylli me komentin: “Zemër po ti di të bësh çdo gjë, për këtë je një yll”.

Alketa konsiderohet prej prezantueseve më të suksesshme shqiptare në vitet e fundit. /Panorama/