Site icon Telegrafi

Alketa Vejsiu tregon se ka përjetuar një aksident të tmerrshëm me veturë: Zoti është i madh, nuk e di si shpëtova

Foto: Alketa Vejsiu/Instagram

“Në Kurthin e Piter Pan”, spektakli i njohur televiziv që i adhuron të gjithë, u bë dëshmitarë i disa incidenteve të vogla të cilat nuk prishën magjinë e mbrëmjes së shtunë.

E ftuara e episodit, këngëtarja Fifi, përjetoi një çast të pakëndshëm me fustanin e saj, por me zgjuarsi dhe talentin e saj për stilin, ajo arriti të shkëlqente edhe me zgjedhjen e minutës së fundit.

Ngjarja nuk mbaron këtu, sepse edhe vetë moderatorja e programit, Alketa Vejsiu, ndau me publikun një aksident të frikshëm që përjetoi pak para se të vinte në studio. Duke treguar për incidentin, zonja Vejsiu deklaroi: “Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh!”.

Foto: Alketa Vejsiu/Instagram

Ajo përshkroi sesi një i ri, i cili sapo e kishte marrë patentën, humbi kontrollin e makinës dhe si, falë rripit të sigurimit, ajo shpëtoi pa asnjë lëndim.

Fifi, e shqetësuar për gjendjen e Alketës, e pyeti nëse ishte mirë, ku më pas Alketa u përgjigj me një buzëqeshje të gjerë: “Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!”.

Duke treguar qartazi se aksidenti nuk e kishte ndalur atë nga përkushtimi ndaj spektaklit dhe publikut që e ndjek me dashuri.

Ndërkohë, diskutimi kaloi në supersticionet, ku Alketa pranoi se është një person shumë supersticioze dhe shtoi se mendoj se sot kishte një energji të çuditshme, por që përfundimisht, gjërat dolën për më së miri. /Telegrafi/

Exit mobile version