Telegrafi

Alketa Vejsiu shkëlqen në paraqitjen e fundit, merr vëmendje me dukjen atraktive

Foto: Alketa Vejsiu/Instagram

Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, apo paraqitjet televizive.

Së fundmi, Alketa ka publikuar disa fotografi të reja për ndjekësit, ku është shfaqur mjaft atraktive në një kostum të kuq prej sateni.

Me flokët bionde në stilin kaçurrela, Vejsiu është dukur mjaft tërheqëse në këto fotografi që ajo i ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen dhe vitalitetin e saj.

Aktualisht, Alketa vazhdon të jetë e angazhuar si prezantuese në emisionin “Love Story” që transmetohet në TV Klan. /Telegrafi/