Telegrafi

Alketa Vejsiu për pushimet dimërore zgjedh plazhet luksoze italiane (Foto/Video)

Alketa Vejsiu ka filluar pushimet dimërore më së të merituara.

Bukuroshja ka pasur një vit mjaft të angazhuar sa i përket aspektit profesional me emisionet televizive.

Biondina për dallim prej shumë kujt që në kohë dimri zgjedhin malet për skijim, ajo ka zgjedhur të bëjë plazh.

Në fakt, 33-vjeçarja ka zgjedhur plazhet fantastike italiane të Sardenjës për pushimet e festave të fundvitit.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke shijuar rrezet e diellit dhe ujin e pastër.

Ndryshe, Alketa edhe këtë vit e kemi parë në spektaklin e vallëzimit “Dance with Me” ndërsa është pronare e një reviste në Shqipëri. /Telegrafi/