Prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu, ka filluar pushimet verore më se të merituara.
Biondja ka vendosur t’i bëjë disa ditë të mira pushimi, pas një viti mjaft të angazhuar sa i përket aspektit profesional me emisionet televizive.
Si destinacion të pushimeve të saj, ajo edhe këtë herë ka zgjedhur plazhet e bukura dhe tejet të veçanta italiane.
E njëjta në rrjetet sociale ka publikuar imazhe dhe video të llojllojshme, ndërsa duket se po argëtohet mjaft shumë.
“Dhe pastaj në Itali, më e bukura nga të gjitha”, shkruan në njërën prej imazheve bukuroshja shqiptare.
Vejsiu vazhdon të mbetet njëra nga moderatoret më të dashura për publikun, ku edhe këtë vit ishte prezantuese e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. /Telegrafi/