Telegrafi

Alketa Vejsiu mesazh prekës: Dikur nuk mbyllja dot muajin

Ajo është moderatore shumë e dashur nga publiku dhe e shumë komentuar në media e rrjete sociale.

Alketa Vejsiu ka ndarë me të gjithë ndjekësit gëzimin për faktin se në Instagramin janë bërë plot 500 mijë ndjekës.

Biondina ka publikuar një fotografi nga pushimet teksa shijon pamjen e mrekullueshme dhe krahas shkruan se dikur edhe ajo ka pasur vështirësi.

Megjithatë duke punuar dhe me vullnet ja ka arritur aty ku është sot duke i dhënë shpresë çdokujt se mund t’ia dalë.

Postimi i plotë i Alketës:

“Po mendoja sot qe është një gëzim kur mbërrin 500 mije zemra dhe 1 milion sy qe te mbështesin dhe te duan! Shqiperia me beri kjo qe jam, dhe Shqipërisë edhe sikur te jem ne anën tjetër te globit do ti detyrohem shume gjithmonë! Gjithçka qe kam mbërritur përmes ndihmës suaj, është për mua sot nje pasaporte qe me hap shume dyer përtej kufirit te Shqipërisë sonë te vogël qe e dua shume shume dhe përgjithmonë, sepse këtu linda, këtu kam rrënjët! Ndjej përgjegjësinë ta nderoj këtë vend dhe çdo shqiptar jo vetëm ne punën qe bej ne Televizion, por ne çdo gjë te thjeshte te jetës time për ata qe me njohin dhe ata qe se kane idenë fare se c’pune bej, ku dhe si jetoj, e cfare përfaqësoj! Ne koke kam vetëm një mendim te qëndrueshëm; te jem një model i mire! Përpiqem te kujtoj gjithmonë qe pas ekraneve te telefonave tuaj ka zemra njerëzish te ndjeshëm, e di qe ne Shqipëri ka plot njerëz te varfër qe me vështërsi ja dalin ne fund te muajit; por dua t’ju kujtoj qe unë kam qene njëra nga ju! Kam ëndërruar gjithmonë për gjera te mëdha, te mira dhe te bukura, dhe kam punuar fort për to. Fat kam pasur plot, por fatin edhe e kam gjetur, e kam kërkuar; fati edhe krijohet ndaj ne fund te te gjithave edhe kur shikoni ndonjë foto me shume shkëlqim qe mund te duket e paarritshme, mendoni qe Mund t’ja dilni! Yes You Can! Ky profil ka vetëm një mision, te frymëzoje! FALEMINDERIT SHQIPËRIA BUKUR”.